Dy pengje të vrarë/ Gjenden trupat e çiftit izraelito amerikane, të rrëmbyer në 7 tetor 2023
Ushtria Izraelite njoftoi këtë të enjte se ka gjetur trupat e pajetë të dy shtetasve izraelito- amerikan të cilët ishin marrë peng përgjatë sulmit terrorist të Hamas në 7 tetor të vitit 2023. Judi Weinstein Haggai, 70 vjeç, e cila kishte gjithashtu shtetësi kanadeze, dhe bashkëshorti i saj Gadi Haggai, 72 vjeç, u vranë nga [...]Read More...

Ushtria Izraelite njoftoi këtë të enjte se ka gjetur trupat e pajetë të dy shtetasve izraelito- amerikan të cilët ishin marrë peng përgjatë sulmit terrorist të Hamas në 7 tetor të vitit 2023.
Judi Weinstein Haggai, 70 vjeç, e cila kishte gjithashtu shtetësi kanadeze, dhe bashkëshorti i saj Gadi Haggai, 72 vjeç, u vranë nga militantë të grupit Brigadat e Xhihadistëve gjatë sulmit në Kibbutz Nir Oz. Trupat e tyre u gjetën gjatë natës në zonën jugore të Khan Younis në Rripin e Gazës dhe u kthyen në Izrael për tu identifikuar.
Sipas autoriteteve izraelite, aktualisht mbahen ende 56 pengje nga Hamasi në Gaza, nga të cilët të paktën 20 besohet se janë ende gjallë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi ne X : “Zemrat tona pikëllohen për këtë humbje të tmerrshme. Kujtimi i tyre qoftë i bekuar. Dua të falënderoj luftëtarët dhe komandantët për këtë operacion të vendosur dhe të suksesshëm. Nuk do të pushojmë, as do të heshtim, derisa të kthejmë në shtëpi të gjithë pengjet – të gjallët dhe të vdekurit.”
Familjarët e çiftit kishin menduar se ata kishin dalë për një shëtitje atë mëngjes tragjik dhe nuk u kthyen më kurrë. “Ne e mirëpresim mbylljen e këtij kapitulli dhe kthimin e tyre për një varrim të denjë në atdhe, në Izrael,” thuhet në deklaratë.
Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve bëri thirrje për një marrëveshje të re armëpushimi me Hamasin për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura. “Nuk ka nevojë të presim edhe 608 ditë të tjera të dhimbshme për këtë,” thuhet në deklaratë. “Kjo mision mund të përfundojë që nesër në mëngjes. Kjo është ajo që dëshiron shumica e popullit izraelit.”
Izraeli nisi luften ne Gaza Gaza pas sulmit terrorist te Hamas ne 7 tetor te vitit 2023 , në të cilin u vranë rreth 1,200 persona dhe u morën peng 251 të tjerë.
Qe prej asaj kohe, lufta ne Enklaven palestineze sipas asaj qe deklaron Ministria e Shendetesise ne Gaza ka lene te vrare mbi 54 mije persona.