Dy shqiptarë arrestohen në Itali me dhjetëra doza droge

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen dy të rinj shqiptarë The post Dy shqiptarë arrestohen në Itali me dhjetëra doza droge appeared first on Albinfo.

Dy shqiptarë arrestohen në Itali me dhjetëra doza droge

Dy të rinj shqiptarë, të ardhur në Itali me vizë turistike, janë arrestuar nga karabinierët në Terni, pasi u kapën me sasi të konsiderueshme droge të gatshme për shitje, transmeton albinfo.ch.

Një 22-vjeçar me precedentë penalë u ndalua në Viale Centurini duke drejtuar një fuoristradë të marrë me qira. Gjatë kontrollit, policia gjeti 23 pako me kokainë, tre me kanabis dhe rreth 1 mijë euro para të gatshme. Ai rezultoi pozitiv edhe në testin e drogës dhe u akuzua për drejtim mjeti nën ndikimin e substancave narkotike. Gjykata i ndaloi qëndrimin në Terni dhe i hoqi lejen e drejtimit.

Pak më herët, në Via del Centenario, u ndalua një 19-vjeçar shqiptar, tek i cili u gjetën 37 pako me kokainë. Edhe ai u arrestua për posedim me qëllim shitje.

Operacioni çoi në prangosjen e dy të rinjve dhe sekuestrimin e dhjetëra dozave droge të destinuara për tregun lokal./Albinfo.ch

The post Dy shqiptarë arrestohen në Itali me dhjetëra doza droge appeared first on Albinfo.