Dy të arrestuar në Tetovë për posedim të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia në Tetovë mbrëmë ka arrestuar A.L (31) dhe S.B. (33) pas bastisjes në shtëpitë e tyre, njofton Portalb.mk. Në dy rastet është gjetur marihuanë. Nga MPB paralajmërojnë se pas dokumentimit të rastit, kundër të arrestuarve do të dorëzohen parashtresa përkatëse. “Më 24.06.2023 në ora 20:30 në Tetovë, […]

Dy të arrestuar në Tetovë për posedim të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia në Tetovë mbrëmë ka arrestuar A.L (31) dhe S.B. (33) pas bastisjes në shtëpitë e tyre, njofton Portalb.mk.

Në dy rastet është gjetur marihuanë.

Nga MPB paralajmërojnë se pas dokumentimit të rastit, kundër të arrestuarve do të dorëzohen parashtresa përkatëse.

“Më 24.06.2023 në ora 20:30 në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria A.L. (31) nga Tetova. Gjatë kontrollit në bazë të urdhrit gjyqësor në shtëpinë e tij në Tetovë është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Në ora 22.30 bastisje me urdhër gjyqësor është kryer edhe në shtëpinë e S.B. (33) nga Tetova, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar disa paketime me marihuanë, të cilat kanë qenë të përgatitura për shitje. Personi nuk ka qenë në shtëpinë e tij, por më vonë është lokalizuar dhe ftuar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të dorëzohen parashtresa përkatëse”, kumtojnë nga MPB.