Dy teleferikë nuk vihen në funksion në Brezovicë, shkak mjegulla dhe erërat e forta

Mjegulla dhe erërat e forta në Brezovicë kanë bërë që të merret vendimi për lënien jashtë funksionit të dy teleferikëve. Sipas Brezovica.info vendimi është marrë me qëllim që të garantohet siguria e skiatorëve dhe të mbrohet infrastruktura. “Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në majë të pistave të skijimit, duke përfshirë mjegullën dhe

Dy teleferikë nuk vihen në funksion në Brezovicë, shkak mjegulla dhe erërat e forta
dy-teleferike-nuk-vihen-ne-funksion-ne-brezovice,-shkak-mjegulla-dhe-ererat-e-forta

dy-teleferike-nuk-vihen-ne-funksion-ne-brezovice,-shkak-mjegulla-dhe-ererat-e-forta

Mjegulla dhe erërat e forta në Brezovicë kanë bërë që të merret vendimi për lënien jashtë funksionit të dy teleferikëve.

Sipas Brezovica.info vendimi është marrë me qëllim që të garantohet siguria e skiatorëve dhe të mbrohet infrastruktura.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit në majë të pistave të skijimit, duke përfshirë mjegullën dhe erërat e forta, është marrë vendim që dy teleferikë të mos funksionojnë sot, me qëllim që të sigurohet siguria e skiatorëve dhe të mbrohet infrastruktura. Kontrolli i radhës për motin dhe sigurinë është planifikuar për orën 12:00”, thuhet në njoftim.

Faqja ka bërë të ditur se teleferiku i skijimit Munika është në funksion dhe i hapur për përdorim.

Në një video të publikuar më herët nga faqja, ku shihet duke rënë borë e dendur, bëhet thirrje që skiatorët të kenë kujdes të shtuar.