Dyshime për mjet shpërthyes në Kuvend, deputetët dalin jashtë

Pak para fillimit të seancës së 42-të për konstituim të Kuvendit, janë ngritur dyshime për mjet shpërthyes. Një kërcënim me bombë është raportuar sot Kuvendin e Kosovës, duke detyruar daljen e deputetëve dhe nga ndërtesa. Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili deklaroi se është kërkuar nga

Dyshime për mjet shpërthyes në Kuvend, deputetët dalin jashtë

Pak para fillimit të seancës së 42-të për konstituim të Kuvendit, janë ngritur dyshime për mjet shpërthyes.

Një kërcënim me bombë është raportuar sot Kuvendin e Kosovës, duke detyruar daljen e deputetëve dhe nga ndërtesa.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i cili deklaroi se është kërkuar nga autoritetet që të largohen menjëherë nga objekti.

“Një kërcënim me bombë. Nuk e dimë se çka po ndodh, na kërkuan me dalë,” tha shkurt Tahiri para mediave.