Dyshohet se Rusia ka ndërhyrë në sistemin GPS gjatë uljes së aeroplanit të Von der Leyen në Bullgari

Autoritetet në Bullgari kanë njoftuar se sistemet e navigimit GPS në Aeroportin e Plovdivit u goditën nga një sulm i dyshuar i ndërhyrjes ruse, duke “neutralizuar” kontaktin me aeroplanin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ai po afrohej për t’u ulur në tokë gjatë fundjavës. Qeveria bullgare përmes një deklarate më […] The post Dyshohet se Rusia ka ndërhyrë në sistemin GPS gjatë uljes së aeroplanit të Von der Leyen në Bullgari appeared first on Albinfo.

Dyshohet se Rusia ka ndërhyrë në sistemin GPS gjatë uljes së aeroplanit të Von der Leyen në Bullgari

Autoritetet në Bullgari kanë njoftuar se sistemet e navigimit GPS në Aeroportin e Plovdivit u goditën nga një sulm i dyshuar i ndërhyrjes ruse, duke “neutralizuar” kontaktin me aeroplanin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa ai po afrohej për t’u ulur në tokë gjatë fundjavës.

Qeveria bullgare përmes një deklarate më 1 shtator, tha se kulla e kontrollit në aeroport humbi sinjalin GPS të avionit, i cili, megjithatë, u ul në mënyrë të sigurt, duke përdorur sistemet tokësore të navigimit, të pavarura nga GPS-i.

“Ka pasur një neutralizim të sinjalit satelitor që furnizon me informata sistemin e navigimit GPS të avionit. Gjatë afrimit për ulje në Aeroportin e Plovdivit, sinjali GPS është zhdukur”, thuhej në deklaratë, transmeton albinfo.ch.

Zyrtarë të BE-së e kanë konfirmuar incidentin e 31 gushtit, teksa kanë thënë se “kemi marrë informata nga autoritetet bullgare se dyshohet se bëhet fjalë për ndërhyrje të hapur nga Rusia”.

“Ne, sigurisht, jemi të vetëdijshëm dhe tashmë të mësuar me kërcënimet dhe frikësimet, të cilat janë pjesë e rregullt e sjelljes armiqësore të Rusisë”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta.

The post Dyshohet se Rusia ka ndërhyrë në sistemin GPS gjatë uljes së aeroplanit të Von der Leyen në Bullgari appeared first on Albinfo.