Dyshohet se u derdhën materiale të rrezikshme, evakuohet terminali i aeroportit ”Heathrow”

Terminali 4 në aeroportin ”Heathrow” të Londrës është evakuuar për shkak të një “rrjedhjeje materialesh të rrezikshme”. Terminali i evakuuar është numri 4 (nga pesë të aeroportit), nga i cili – sipas imazheve të publikuara nga media dallohet qartë një re tymi. ”Pasagjerët u evakuuan jashtë për shkak të një rrjedhjeje të dyshuar të materialeve [...]Read More...

Dyshohet se u derdhën materiale të rrezikshme, evakuohet terminali i aeroportit ”Heathrow”

Terminali 4 në aeroportin ”Heathrow” të Londrës është evakuuar për shkak të një “rrjedhjeje materialesh të rrezikshme”.

Terminali i evakuuar është numri 4 (nga pesë të aeroportit), nga i cili – sipas imazheve të publikuara nga media dallohet qartë një re tymi.

”Pasagjerët u evakuuan jashtë për shkak të një rrjedhjeje të dyshuar të materialeve të rrezikshme”, sipas një zëdhënëseje të ”Heathrow”, aeroportit më të madh të Evropës dhe më të madhit nga gjashtë aeroportet në zonën metropolitane të Londrës.

Trenat për në aeroport aktualisht nuk po ndalen në terminalin në fjalë, si masë paraprake. Ndërkohë, ambulancat, zjarrfikësit dhe ekipet e specializuara janë vendosur në zonë si masë paraprake.