E dashura e Princ Lekës publikoi videon e dhunës mes Princit dhe Elias?

Prokuroria e Tiranës, pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje ndaj Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj, ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor. Bëhet fjalë për hetimet që nisën pas publikimit në rrjet të videos së bujshme, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia sulmonin fizikisht njëri-tjetrin. Në deklarimet […]

E dashura e Princ Lekës publikoi videon e dhunës mes Princit dhe Elias?

Prokuroria e Tiranës, pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje ndaj Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj, ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Bëhet fjalë për hetimet që nisën pas publikimit në rrjet të videos së bujshme, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia sulmonin fizikisht njëri-tjetrin. Në deklarimet publike, Princ Leka ka hedhur dyshimin se kjo video është nxjerrë nga strukturat e policisë, apo nga prokuroria kur ai dorëzoi videon.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë Princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik.

Celulari është kërkuar nga prokuroria por ky i fundit nuk e ka dorëzuar, duke deklaruar se e ka thyer nga stresi. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se është në lidhje, Blerta Celibashi.

Kjo e fundit pasi ka marrë videon, pamjet i dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe. Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë.

Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën sepse pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria.

Hetimet nisën pas publikimit të një video dhe kallëzimit në prokurori për dhunë në familje. Më 25 prill Gjykata e Tiranës vendosi zgjidhjen e kurorës martesore mes Princ Lekës dhe aktores së njohur. Në vendimin e Gjykatës thuhet se çifti, prindër të një vajze të vogël, kanë vendosur të ndahen pasi kanë pasur konflikte të vazhdueshme, mungesë komunikimi dhe se kishin ndërprerë bashkëjetesën. Kështu hidhet poshtë se martesa është zgjidhur për shkak të tradhtisë së Princ Lekës ndaj Elia Zaharias.