E dhimbshme: Disa ditë pasi i vdiq i biri në aksident, vdes edhe polici nga Peja

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës. Bëhet fjalë për Mehmet Kelmendin, i cili ishte zyrtar policor në Pejë. Disa ditë më parë, në këtë ngjarje tragjike, ai humbi edhe të birin, Arbër Kelmendin, 35 vjeç. Varrimi i Mehmet Kelmendit, 65 vjeç, sipas njoftimit […]

E dhimbshme: Disa ditë pasi i vdiq i biri në aksident, vdes edhe polici nga Peja

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë nga aksidenti që ndodhi më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës.

Bëhet fjalë për Mehmet Kelmendin, i cili ishte zyrtar policor në Pejë.

Disa ditë më parë, në këtë ngjarje tragjike, ai humbi edhe të birin, Arbër Kelmendin, 35 vjeç.

Varrimi i Mehmet Kelmendit, 65 vjeç, sipas njoftimit do të bëhet nesër, ndërsa koha e saktë e varrimit do të bëhet e ditur.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në fshatin Lutogllavë.