E doja Dzekon, jo Zlatanin!’ – Pioli zbardh gjithçka për merkaton e Milanit

Stefano Pioli ka dhënë një konferencë të fortë për shtyp pas rikthimit të tij në krye të Fiorentinës, duke mos hezituar t’i përgjigjet deklaratave të Massimiliano Allegrit dhe të zbulojë një prapaskenë interesante nga koha e tij te Milani. Trajneri 58-vjeçar, që së fundmi përfundoi eksperiencën në Arabinë Saudite me Al-Nassr, u rikthye në Serie […]

E doja Dzekon, jo Zlatanin!’ – Pioli zbardh gjithçka për merkaton e Milanit

Stefano Pioli ka dhënë një konferencë të fortë për shtyp pas rikthimit të tij në krye të Fiorentinës, duke mos hezituar t’i përgjigjet deklaratave të Massimiliano Allegrit dhe të zbulojë një prapaskenë interesante nga koha e tij te Milani.

Trajneri 58-vjeçar, që së fundmi përfundoi eksperiencën në Arabinë Saudite me Al-Nassr, u rikthye në Serie A për të drejtuar një skuadër që e ka për zemër, sidomos për shkak të lidhjes emocionale gjatë periudhës së vdekjes tragjike të Davide Astorit, transmeton ORAinfo.

Përgjigjja ndaj Allegrit: “E kemi shkruar në mur!”

Në konferencën e tij më 7 korrik, Pioli u pyet për faktin që Allegri nuk e përmendi Fiorentinën mes pretendenteve për katër vendet e para.

“Do të jetë një sfidë mes klubeve, jo mes trajnerëve. Epo, Allegri nuk na futi mes kandidatëve për Ligën e Kampionëve. E shkrova këtë fjali në tabelë për lojtarët e mi,” – tha Pioli me një buzëqeshje të lehtë, duke lënë të kuptohet se ky koment është kthyer në një burim motivimi për skuadrën e tij.

Prapaskena me Dzekon: “E kërkova posaçërisht”

Një tjetër detaj interesant që u diskutua në konferencë kishte të bënte me merkaton e së kaluarës, konkretisht me një përpjekje të Milanit për të marrë Edin Dzekon.

“Në fund të vitit, kur isha te Milani, ende nuk kishte asnjë siguri që Zlatan do të qëndronte. Kështu që unë kërkova posaçërisht Dzekon,” – zbuloi Pioli.

Dzeko, që aktualisht luan në Turqi, ka qenë shumë pranë transferimit te Milani, por gjithçka ndryshoi pas vendimit të Ibrahimovic për të vazhduar edhe një sezon tjetër. /ORAinfo/