“E ka një ofertë shumë të mirë ekonomikisht”, Ademi e sqaron situatën e selektorit Foda
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rikthyer të flasë për situatën me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda. Trajneri gjerman e ka marrë një ofertë të majme dhe joshëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht nga ekipi Al Wahda. Kreu i FFK-së, në televizionin publik – RTK ka treguar se […]

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është rikthyer të flasë për situatën me selektorin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.
Trajneri gjerman e ka marrë një ofertë të majme dhe joshëse nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përkatësisht nga ekipi Al Wahda.
Kreu i FFK-së, në televizionin publik – RTK ka treguar se do të flasë sy me sy me selektorin, për ta parë disponimin e tij dhe për të vendosur bashkërisht për të ardhmen e tij.
Ndonëse ka kontratë me FFK-në deri në fund të kualifikimeve, nuk përjashtohet mundësia që Foda ta lë Kosovën ende pa i nisur kualifikimet e Botërorit 2026.
“Franco Foda ka pasur edhe më parë oferta, por kjo që ka tani thjesht është shumë e mirë ekonomikisht.”
“Kam biseduar me Fodën dhe ai është në pushime. Të mërkurën kthehet dhe do të ulemi të bisedojmë ose këtu ose në Vjenë.”
“Ai e ka një kontratë deri në fund të kualifikimeve dhe është obligues ndaj kontratës tonë, me mundësi të vazhdimit edhe për dy vjet tjera. Nëse kualifikohemi me automatizëm i vazhdohet. Kjo është klauzola që e kemi pasur.”