“E ka pa veten si partner të Kurtit”, Salihaj për Osmanin

“E ka pa veten si partner të Kurtit”, Salihaj për Osmanin

Ish-deputeti Adem Salihaj ka deklaruar se caktimi i datës për zgjedhjen e presidentit mund të ketë qenë në favor të koalicionit qeverisës.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ai tha se presidentja e ka parë veten si partnere të kryeministrit dhe pjesë të një koordinimi politik.

“Kanë punuar bashkërisht për të gjetur një datë që e favorizon pushtetin. Mendoj se presidentja e ka favorizuar Vetëvendosjen me këtë datë,” u shpreh Salihaj.