E papritur: Milik pritet të transferohet te rivalët e Juventusit

Milik pritet të transferohet te rivalët e Juventusit. Arkadiusz Milik largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A. Juventus është klubi më i përfolur javët e fundit pas heqjes së pikëve dhe te Zonja e Vjetër në verë pritet një revolucion në skuadër. Njëri nga lojtarët që do të largohet nga Juventusi në verë është […]

E papritur: Milik pritet të transferohet te rivalët e Juventusit

Milik pritet të transferohet te rivalët e Juventusit.

Arkadiusz Milik largohet nga Juventusi, por mbetet në Serie A.

Juventus është klubi më i përfolur javët e fundit pas heqjes së pikëve dhe te Zonja e Vjetër në verë pritet një revolucion në skuadër.

Njëri nga lojtarët që do të largohet nga Juventusi në verë është edhe Arkadiusz Milik, pasiqë Biankonerët nuk planifikojnë ta blejë kartonin e polakut.

Milik do të rikthehet te Marseille, por nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Francë, pasiqë një gjigant italian synon transferimin e tij.

Sipas Calcio Mercato, Lazio synon transferimin e Milik në merkaton e verës dhe Lacialët pritet që së shpejti të nisin bisedimet me Marseille.

Milik ka realizuar 9 gola dhe 1 asistim këtë sezon dhe Sarri e ka piketuar 29-vjeçarin si përforcimin ideal për vijën e sulmit.