Edhe deputetët e Listës Serbe takohen me diplomatin amerikan
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe. Delegacioini i Listës Serbe është udhëhequr nga Zlatan Elek, dhe ata deklaruan se patën një bisedë të hapur dhe konstruktive me Hanrahan. “Gjatë takimit, përfaqësuesit e Listës Serbe vunë në dukje dhunën gjithnjë e më të theksuar institucionale

Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Brendan Hanrahan është takuar edhe me udhëheqësit e Listës Serbe.
Delegacioini i Listës Serbe është udhëhequr nga Zlatan Elek, dhe ata deklaruan se patën një bisedë të hapur dhe konstruktive me Hanrahan.
“Gjatë takimit, përfaqësuesit e Listës Serbe vunë në dukje dhunën gjithnjë e më të theksuar institucionale që po ushtrohet kundër popullit serb në Kosovë, me mungesën e një përgjigjeje adekuate nga aktorët kompetentë dhe ndërkombëtarë”, tha Lista Serbe në një deklarim propagandistik.