Edhe liderët e BE, në Shtëpinë e Bardhë/ Von der Leyen dhe disa udhëheqës europianë krah Zelensky në takimin me Trump
Volodymyr Zelensky nuk do të shkojë I vetëm në Uashington. Në takimin e tij me Donald Trump, do të jetë e pranishme presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë europianë. Kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Georgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri I Finlandes Alexander Stubb do te [...]Read More...

Volodymyr Zelensky nuk do të shkojë I vetëm në Uashington. Në takimin e tij me Donald Trump, do të jetë e pranishme presidentja e komisionit europian Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë europianë. Kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministrja italiane Georgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri I Finlandes Alexander Stubb do te jene gjithashtu krah Zelensky.
Ka qenë vetë von der leyen ajo që njoftoi praninë e saj në takim, me kërkesë të presidentit ukrainas.
Zelensky do të udhëtojë këtë të diel drejt Brukselit, ku do e presë shefja e Komisionit Europian, teksa liderët e tjerë të kontinentit mbajnë këtë pasdite një takim virtual për të diskutuar fundin e luftës në Ukrainë.
Takimi bashkëkryesohet nga kryeministri britanik, Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Merz, me pjesëmarrjen e më shumë aleatëve të Ukrainës.
Ky takim është pjesë e “koalicionit të të vullnetshëmve”, një grup shtetesh që synon të mbeshtese arritjen e nje marrëveshje per fundin e luftes në Ukrainë dhe të sigurojë një paqe të qëndrueshme. Udhëheqësit e koalicionit janë të angazhuar për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mbështetur përpjekjet e saj në luftën kundër agresionit rus.
Në një deklaratë të përbashkët, një grup udhëheqësish evropianë thonë se janë “të gatshëm të punojnë” drejt një samiti trepalësh.
Presidenti Trump, sipas medias amerikane Axios, ka shprehur gatishmërinë për të zhvilluar një takim trepalësh me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, te premten më 22 gusht.
Por teksa përpjekjet për paqen vazhdojnë, Rusia dhe Ukraina akuzojnë njëra tjetrën për sulme. Në rajonin e Summy ka pasur rreth 100 sulme nga trupat ruse, ndërsa nuk ka pasur qetësi as për Kherson. Edhe Rusia akuzoi Ukrainën se ka sulmuar me 300 dronë gjatë natës, pjesa më e madhe e të cilëve u rrëzuan.
Presidenti Zelensky ka akuzuar Rusinë se po kundërshton thirrjet e sumta për armëpushim dhe nuk po I ndaj vrasjet, duke ndërlikuar përpjekjet për t’I dhënë fund luftës. Zelensky tha se Vladimir Putinit I mungon vullneti për për të zbatuar një urdhër të thjeshtë për të ndaluar sulmet.
Nga ana tjetër në një deklaratë të përbashkët, udhëheqësit e vendeve nordike dhe qtyre baltike thonë se Putinit nuk mund t’i besohet, por mbështetja e tyre për Ukrainën mbetet e palëkundur.