Edukatorja e një çerdhe në Pejë, ndalohet për 48 orë nga policia, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije

Në Pejë dyshohet se një edukatore e një çerdhe private në qytetin e Pejës, ka ushtruar dhunë për disatën herë ndaj një fëmije. Nacionale mëson se, tashmë edukatorja është suspenduar nga puna. Shkodran Nikcki, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë e ka konfrimuar për Nacionalen se është ndaluar një edukatore me urdhër të prokurorit, pasi që dyshohet

Edukatorja e një çerdhe në Pejë, ndalohet për 48 orë nga policia, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije

Në Pejë dyshohet se një edukatore e një çerdhe private në qytetin e Pejës, ka ushtruar dhunë për disatën herë ndaj një fëmije. Nacionale mëson se, tashmë edukatorja është suspenduar nga puna.

Shkodran Nikcki, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë e ka konfrimuar për Nacionalen se është ndaluar një edukatore me urdhër të prokurorit, pasi që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije dhe pas intervistimit nga zyrtarët policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, e njëjta është ndaluar për 48 orë.