“Ekonomia ruse, në gjendje të keqe”/ Trump: Nëse ulet çmimi i energjisë, Putin do ndalojë së vrari njerëz

Donald Trump thotë se rënia e çmimeve të energjisë mund ta ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë. “Nëse energjia ulet mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz”, tha ai në një intervistë në CNBC. “Putini do të ndalojë së vrari njerëz nëse e ulim çmimin e energjisë me 10 [...]Read More...

“Ekonomia ruse, në gjendje të keqe”/ Trump: Nëse ulet çmimi i energjisë, Putin do ndalojë së vrari njerëz

Donald Trump thotë se rënia e çmimeve të energjisë mund ta ushtrojë presion mbi Vladimir Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë.

“Nëse energjia ulet mjaftueshëm, Putini do të ndalojë së vrari njerëz”, tha ai në një intervistë në CNBC.

“Putini do të ndalojë së vrari njerëz nëse e ulim çmimin e energjisë me 10 dollarë për fuçi. Ai nuk do të ketë zgjidhje tjetër sepse ekonomia e tij po shkon keq.”, shtoi ai.

Trump deklaroi se së shpejti do t’i rrisë tarifat ndaj Indisë “shumë ndjeshëm” për shkak të blerjes së vazhdueshme të naftës ruse, një vendim i kritikuar nga Nju Delhi dhe Moska.

“Ata po blejnë naftë ruse, po e furnizojnë me karburant makinën e luftës. Nëse do ta bëjnë këtë, atëherë nuk do të jem i lumtur.”, shtoi presidenti./abcnews.al