Ekonomia zvicerane pritet të dobësohet në 2026 për shkak të tarifave amerikane
Rritja ekonomike e Zvicrës pritet të ngadalësohet vitin e ardhshëm për shkak të tarifave të reja të importit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifë 39% mbi disa produkte zvicerane që nga 1 gushti, një masë që ka ndikuar në parashikimet e ekonomisë zvicerane, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch. […] The post Ekonomia zvicerane pritet të dobësohet në 2026 për shkak të tarifave amerikane appeared first on Albinfo.

Rritja ekonomike e Zvicrës pritet të ngadalësohet vitin e ardhshëm për shkak të tarifave të reja të importit të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifë 39% mbi disa produkte zvicerane që nga 1 gushti, një masë që ka ndikuar në parashikimet e ekonomisë zvicerane, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) njoftoi se, pas këtyre tarifave, pritshmëritë për rritjen e ekonomisë janë përkeqësuar. Më herët, në qershor, SECO parashikonte një rritje nën mesataren: 1.3% për vitin 2025 dhe 1.2% për 2026.
“Me futjen e tarifave më të larta të SHBA-së mbi importet nga Zvicra, perspektiva është përkeqësuar më tej”, tha SECO, duke paralajmëruar për ndikime të mundshme në eksportet dhe sektorët e prodhimit të vendit, transmeton albinfo.ch.
The post Ekonomia zvicerane pritet të dobësohet në 2026 për shkak të tarifave amerikane appeared first on Albinfo.