Ekspertët e transferimeve konfirmojnë kalimin e Messi në Inter Miami

Shumë gazetarë të njohur sportiv kanë konfirmuar kalimin e Messi të Inter Miami Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano e ka bërë punë të kryer kalimin e Messit në MLS. Ai ka shkruar se Messi do ta bëjë vetë njoftimin për këtë kalim në ligën elitare amerikane të futbollit. “Lajmi i fundit. Punë e kryer […]

Ekspertët e transferimeve konfirmojnë kalimin e Messi në Inter Miami

Shumë gazetarë të njohur sportiv kanë konfirmuar kalimin e Messi të Inter Miami

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano e ka bërë punë të kryer kalimin e Messit në MLS.

Ai ka shkruar se Messi do ta bëjë vetë njoftimin për këtë kalim në ligën elitare amerikane të futbollit.

“Lajmi i fundit. Punë e kryer kalimi i Lionel Messi në Inter Miami! Vendimi është marrë dhe do të lajmërohet nga vet Leo në orët në vazhdim. Messi do të luajë në MLS. Nuk ka më asnjë mundësi që ai të luajë për Barcelonën apo Al Hilal edhe pse ata u përpoqën shumë që kjo të ndodh”, ka shkruar Romano në Twitter.

Me herët ka qenë Guillem Balague i cili ka shkruar se Messi ka vendosur që të luajë në Amerikë.

“Messi ka vendosur. Destinacioni i tij është Inter Miami”, ka shkruar ai.