Elbenita Kajtazi rikthehet në skenë me role të reja

Sopranoja Elbenita Kajtazi nis sezonin 2025/2026 me role të reja The post Elbenita Kajtazi rikthehet në skenë me role të reja appeared first on Albinfo.

Elbenita Kajtazi rikthehet në skenë me role të reja

Sopranoja e njohur kosovare, Elbenita Kajtazi, pas disa muajsh të mbushur me lumturinë e të qenit nënë, ka njoftuar rikthimin e saj në skenën operistike për sezonin 2025/2026, transmeton albinfo.ch.

Kajtazi është shprehur se: Pas muajsh të mbushur me lumturinë më të madhe, atë të të qenit nënë, zemra ime kthehet sërish në skenë. Sezoni 2025/2026 do të jetë i veçantë: rikthim me role të dashura dhe debutime të reja si Alice (Falstaff), Luisa (Luisa Miller) dhe Fiordiligi (Così fan tutte). Jam mirënjohëse për çdo hap në këtë udhëtim të ri, ku arti dhe jeta ndërthuren në mënyrën më të bukur.”

Rikthimi i saj pritet të sjellë emocione të reja për publikun dhe të forcojë më tej karrierën ndërkombëtare të sopranos, e cila prej vitesh është një nga zërat më të spikatur shqiptarë në skenat botërore të operës. /Albinfo.ch

The post Elbenita Kajtazi rikthehet në skenë me role të reja appeared first on Albinfo.