Elhaida Dani tregon afatet e pranimit të këngëve për Festivalin e Këngës në RTSH

Edicioni i 65 i Festivalit të Këngës po vjen, e sigurisht bashkë me të kanë nisur përgatitjet deri në detaj. Pak më parë drejtoresha artistike Elhaida Dani ka njoftuar se kanë ngelur edhe 5 ditë afat per dorëzimin e kengëve nga artistët. Dorëzimi bëhet deri në datën 30 shtator. “Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë […]

Elhaida Dani tregon afatet e pranimit të këngëve për Festivalin e Këngës në RTSH

Edicioni i 65 i Festivalit të Këngës po vjen, e sigurisht bashkë me të kanë nisur përgatitjet deri në detaj.

Pak më parë drejtoresha artistike Elhaida Dani ka njoftuar se kanë ngelur edhe 5 ditë afat per dorëzimin e kengëve nga artistët. Dorëzimi bëhet deri në datën 30 shtator.

“Kanë mbetur vetëm edhe pesë ditë deri në mbylljen e afatit për artistët që duan të marrin pjesë në Festivalin e RTSH 2025 — afati i fundit është 30 shtator 2025.
Për të gjithë ju që keni punuar me pasion në studio, duke krijuar dhe dhënë maksimumin, ky është momenti për të mbledhur gjithë energjitë tuaja dhe për të na dërguar këngën që mund të shpallet fituese e Festivalit të RTSH 2025.

Jam shumë e emocionuar dhe mezi pres t’i dëgjoj të gjitha krijimet tuaja!”-shkruan Elhaida në postimin e saj në Instagram.

Screenshot Screenshot