Elsa Aliu i bashkohet ekipit të Visar Azemit në Ferizaj, pasi u largua nga PDK-ja

Elsa Aliu është bashkuar me Visar Azemin e LDK-së në Ferizaj. Njoftimi: Mirë se erdhe në ekipin tonë, Elsa! Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje Elsa Aliut, studente e dalluar dhe aktiviste e zëshme që në moshë të re, me kontribut të vazhdueshëm për të rinjt e Ferizajit. Ajo po i bashkohet një ekipi që

Elsa Aliu i bashkohet ekipit të Visar Azemit në Ferizaj, pasi u largua nga PDK-ja

Elsa Aliu është bashkuar me Visar Azemin e LDK-së në Ferizaj.

Njoftimi:

Mirë se erdhe në ekipin tonë, Elsa!

Sot pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje Elsa Aliut, studente e dalluar dhe aktiviste e zëshme që në moshë të re, me kontribut të vazhdueshëm për të rinjt e Ferizajit.

Ajo po i bashkohet një ekipi që punon me ndershmëri e përkushtim, jo për interesa të ngushta, por për një Ferizaj të jetueshëm për të gjithë.

LDK mbetet derë e hapur për secilin që angazhohet me dashni dhe nder për qytetin tonë!