Emina Koronica, juristja shqiptare që po shkëlqen në Strasburg
Emina Koronica, një nga juristet më të dalluara shqiptare që vepron në Francë The post Emina Koronica, juristja shqiptare që po shkëlqen në Strasburg appeared first on Albinfo.

Emina Koronica, një emër suksesi në fushën e drejtësisë ndërkombëtare, është ndër juristet më të dalluara shqiptare të gjeneratës së saj. E diplomuar me sukses në programin prestigjioz LL.M. në të Drejtën Ndërkombëtare (Laws – International Law) nga Université de Strasbourg në Francë, ajo ka arritur të bëhet një figurë e respektuar në rrethin ligjor francez, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se pas përfundimit të studimeve master, Emina ka vazhduar karrierën e saj profesionale në Strasburg, një qytet që është seli e institucioneve më të rëndësishme evropiane, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku edhe aktualisht punon.
Ajo është vlerësuar nga profesorët dhe kolegët për përkushtimin, kompetencën dhe etikën e saj profesionale, duke u renditur në mesin e studentëve më të suksesshëm të programit të saj. Si juriste e re me perspektivë të gjerë ndërkombëtare, Emina është shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë që ëndërrojnë karrierë në drejtësi, jo vetëm në vendet e tyre, por edhe në skenën ndërkombëtare.
Puna dhe angazhimi i saj në institucionet e drejtësisë në Strasburg, vendos Emina Koronicën në radhën e emrave që ngrenë lart imazhin e komunitetit shqiptar në diasporë. /Albinfo.ch
The post Emina Koronica, juristja shqiptare që po shkëlqen në Strasburg appeared first on Albinfo.