Emisari i BE-së për dialog takon Osmanin, më pas do ta takojë Kurtin

Osmani e Kurti do ta takojnë sot me Sorensenin The post Emisari i BE-së për dialog takon Osmanin, më pas do ta takojë Kurtin appeared first on Albinfo.

Emisari i BE-së për dialog takon Osmanin, më pas do ta takojë Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po pret në takim emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, përcjell albinfo.ch.

Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa nuk pritet të ketë deklarime.

Pas takimit me Osmanin, emisari Sorensen do të zhvillojë takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në orën 11:00.

Sorensen ka marrë detyrën e ndërmjetësit të dialogut në shkurt të vitit 2025, derisa kjo është vizita e tij e tretë në Kosovë.

The post Emisari i BE-së për dialog takon Osmanin, më pas do ta takojë Kurtin appeared first on Albinfo.