Enver Dugolli, opozitës: Nëse doni të shmangni zgjedhjet, zgjidhja është aty

Enver Dugolli, opozitës: Nëse doni të shmangni zgjedhjet, zgjidhja është aty

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka deklaruar se partia e tij është “e përkushtuar” për zgjidhjen e çështjes së presidentit, duke theksuar, sipas tij, përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti për arritjen e një marrëveshjeje.

Ai reagoi ndaj kërkesës së PDK-së për ftesë zyrtare, duke thënë se edhe komunikimi verbal ka peshë institucionale.

“Ftesat zyrtare janë edhe gojore, nuk janë vetëm ato me shkrim”, tha Dugolli.

Sipas tij, përgjegjësia për tejkalimin e krizës bie mbi opozitën.

“Nëse opozita do t’i shmangë zgjedhjet, zgjidhja është aty”, shtoi ai, duke kërkuar dialog dhe kompromis politik./RTV21