Erdogan emëroi një grua në krye të Bankës Qendrore
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara – si guvernatore të Bankës Qendrore, transmeton REL. Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit. Erkan – ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë, dhe drejtore menaxhuese e Goldman […]
![Erdogan emëroi një grua në krye të Bankës Qendrore](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/04/Rexhep-Taip-Erdogan-presidenti-i-Turqise.-Foto-nga-Tecep-Tayyip-Erdogan-Facebook.jpg?fit=1024%2C721&ssl=1)
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara – si guvernatore të Bankës Qendrore, transmeton REL.
Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit.
Erkan – ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë, dhe drejtore menaxhuese e Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi.
Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, e ka prezantuar të shtunën kabinetin e ri qeveritar.
Ministër i Financave është emëruar, Mehmet Simsek.
Simsek – i cili ka punuar si ministër i Financave dhe si zëvendëskryeministër edhe në qeveritë e kaluara – njihet për qasjen kundër politikave jokonvencionale të Erdoganit për ulje të normave të interesit, me qëllim të luftimit të inflacionit.
Deri më tani, atë detyrë e ka mbajtur Sahap Kavcioglu.
Nën menaxhimin e Kavcioglut, norma e interesit është ulur në 8.5 për qind.
Më 2021, norma ka arritur në 19 për qind.
Shkalla e inflacionit ka rënë nën 40 për qind në Turqi, në maj, për herë të parë në 16 muaj.