Erdogan i bën thirrje që SHBA të rishikojë vendimin për të bllokuar zyrtarët palestinezë nga OKB

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje SHBA-ve të “rishikojnë urgjentisht” vendimin e tyre për të bllokuar zyrtarët palestinezë nga pjesëmarrja në një takim të OKB-së në Nju Jork më vonë këtë muaj. Kohët e fundit, SHBA-të thanë se do të revokojnë vizat e dhjetëra zyrtarëve palestinezë, përfshirë presidentin e Autoritetit Palestinez, [...]Read More...

Erdogan i bën thirrje që SHBA të rishikojë vendimin për të bllokuar zyrtarët palestinezë nga OKB

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje SHBA-ve të “rishikojnë urgjentisht” vendimin e tyre për të bllokuar zyrtarët palestinezë nga pjesëmarrja në një takim të OKB-së në Nju Jork më vonë këtë muaj.

Kohët e fundit, SHBA-të thanë se do të revokojnë vizat e dhjetëra zyrtarëve palestinezë, përfshirë presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Ky veprim “nuk përputhet me raison d’etre të Kombeve të Bashkuara”, tha Erdogan në një fluturim kthimi nga Kina, sipas një njoftimi nga zyra e tij sot.

“Vendimi duhet të rishikohet urgjentisht. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ekziston që çështjet e botës të diskutohen dhe të gjenden zgjidhje”, tha lideri turk.

“Mosprania e delegacionit palestinez në Asamblenë e Përgjithshme do ta kënaqte vetëm Izraelin. Ajo që pritet nga Shtetet e Bashkuara është t’u thonë ‘ndalo’ masakrave të Izraelit”, shtoi ai.