Erion Veliaj dorëzon padinë në Kushtetuese kundër shkarkimit nga Qeveria dhe Këshilli Bashkiak

Mbrojtja e Erjon Veliaj po bëhet gati të dorëzojë kërkesë në Kushtetuese, pas shkarkimit nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës. Sipas padisë së siguruar nga Top Channel, Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra: Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të

Erion Veliaj dorëzon padinë në Kushtetuese kundër shkarkimit nga Qeveria dhe Këshilli Bashkiak

Mbrojtja e Erjon Veliaj po bëhet gati të dorëzojë kërkesë në Kushtetuese, pas shkarkimit nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Sipas padisë së siguruar nga Top Channel, Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra:

Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të.

Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues.

Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim.

Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës.