Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vishkulli përmes një postimi në Instastory, ku njofton se ndodhet në spitalin “San Carlo” të Romës dhe se do të kryejë një nga operacionet që ai i cilëson si të rralla.
“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës ‘San Carlo’, ku do të futem për një nga operacionet e rralla. Zoti baftë Mrekulli”, shkruan ai, duke e shoqëruar mesazhin me simbole lutjeje dhe flamurin shqiptar.
Vishkulli u dëmtua në sy gjatë protestës së 24 tetorit në kryeqytet. Rasti i tij ka tërhequr vëmendjen e publikut, ndërsa protestuesit kanë shprehur solidaritet me të.
The post Erjon Vishkulli njofton nga Roma: Do t’i nënshtrohem një operacioni të rrallë appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



