Ermal Fejzullahu: “Do të jepja gjysmën e pasurisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu, ka folur hapur dhe pa dorashka gjatë një interviste në podcast-in “Flet”, ku ka trajtuar tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës së tij personale. Gjatë bisedës, ai u pyet se, përveç familjes, për çfarë tjetër do të ishte i gatshëm të sakrifikonte pasurinë e tij. Përgjigjja e […]

Ermal Fejzullahu: “Do të jepja gjysmën e pasurisë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”

Këngëtari i njohur nga Kosova, Ermal Fejzullahu, ka folur hapur dhe pa dorashka gjatë një interviste në podcast-in “Flet”, ku ka trajtuar tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës së tij personale.

Gjatë bisedës, ai u pyet se, përveç familjes, për çfarë tjetër do të ishte i gatshëm të sakrifikonte pasurinë e tij. Përgjigjja e Ermalit erdhi e menjëhershme dhe plot emocione patriotike:

“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të mbetet gjithmonë,” – deklaroi ai.

Për Fejzullahun, bashkimi kombëtar nuk është thjesht një ide e largët, por një aspiratë personale për të cilën është i gatshëm të bëjë sakrifica të mëdha.
Në një kohë kur shumë figura publike shmangin deklaratat e tilla, Ermali zgjodhi të flasë hapur, duke e përforcuar imazhin e tij si një artist i suksesshëm me ndjenja të thella patriotike dhe vetëdije kombëtare.