Ermal Hadribeaj do të luftojë për titullin e botës në versionin WBC

Ermal Hadribeaj do të luftojë për titullin e botës në versionin WBC

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj do të ketë mundësinë më të madhe të karrierës së tij, pasi më 17 tetor do të duelojë me kampionin amerikan Sebastian Fundora për titullin botëror në versionin WBC Super Welterweight, transmeton albinfo.ch.

Lajmi është konfirmuar të enjten, ndërsa Hadribeaj do të hyjë në ring si sfiduesi i detyrueshëm, pasi siguroi këtë të drejtë me triumfin ndaj francezit Bakary Samake më 23 maj në Oberhausen të Gjermanisë, ku fitoi titullin WBC Silver Super Welter.

32-vjeçari nga Tirana, i cili jeton dhe zhvillon karrierën në Shtetet e Bashkuara, mbetet i pamposhtur në boksin profesionist, me 23 fitore dhe asnjë humbje.

Në anën tjetër, kampioni Sebastian Fundora, 28 vjeç nga SHBA-ja, numëron 24 fitore dhe një humbje në karrierën e tij profesionale.

WBC është një nga katër organizatat më prestigjioze të boksit profesionist, ndërsa duelet për titujt e saj konsiderohen luftëra për titullin e botës.

Vendi ku do të zhvillohet meçi pritet të bëhet i ditur në javët në vijim./Albinfo.ch

The post Ermal Hadribeaj do të luftojë për titullin e botës në versionin WBC appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.