Estonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s

Estonia ka kërkuar zyrtarisht konsultim sipas nenit 4 të NATO-s.  Ky nen mund të aktivizohet kur një shtet anëtar beson se po kërcënohet integriteti i tij territorial, siguria kombëtare apo pavarësia politike. Kryeministri estonez Kristen Michal deklaroi se NATO duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë ndaj çdo provokimi. Avionët luftarakë ruse që fluturuan [...]Read More...

Estonia kërkon aktivizimin e nenit 4 të NATO-s

Estonia ka kërkuar zyrtarisht konsultim sipas nenit 4 të NATO-s.  Ky nen mund të aktivizohet kur një shtet anëtar beson se po kërcënohet integriteti i tij territorial, siguria kombëtare apo pavarësia politike.

Kryeministri estonez Kristen Michal deklaroi se NATO duhet të jetë e bashkuar dhe e fortë ndaj çdo provokimi. Avionët luftarakë ruse që fluturuan mbi Estoninë të premten, shkaktuan shqetësime dhe reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump në një konferencë për mediat u shpreh se kjo situatë nuk i pëlqen dhe mund të jetë një telash i madh.

Me anë të një reagimi në platformën “X”, presidenti francez, Emmanuel Macron ka dënuar ndërhyrjen e avionëve rusë në Estoni. Ai shtoi se këto provokime përfaqësojnë një hap tjetër të papërgjegjshmërisë së Rusisë.

Britania ka dënuar gjithashtu veprimin e Rusisë. Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey deklaroi se ky është një tjetër plan i Putin, po agresioni i tij shërben vetëm për të forcuar NATO-n.

Ndërkohë, Rusia vijon të mohojë çdo akuzë. Ministria e Mbrojtjes ruse ka lëshuar një deklaratë ku thotë se fluturimi i avionëve u krye në përputhje të plotë me rregullat ndërkombëtare.