Etniku bëhet bashkë me Përparimin për të ardhmen e Prishtinës
Lidhja e tij me LDK-në, është e kamotshme. Në familjen Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë kryefjala sa herë është folur për partinë kurse Ibrahim Rugova për ta mbetet shembulli i një lideri që nuk përsëritet më. Rrëfimin për LDK-në dhe liderin historik të saj, Etniku e ka dëgjuar shumë herë nga babai i

Lidhja e tij me LDK-në, është e kamotshme. Në familjen Mustafa, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë kryefjala sa herë është folur për partinë kurse Ibrahim Rugova për ta mbetet shembulli i një lideri që nuk përsëritet më.
Rrëfimin për LDK-në dhe liderin historik të saj, Etniku e ka dëgjuar shumë herë nga babai i tij, Ragip Mustafa një figurë e pandashme e LDK-së që nga themelimi i saj.
I edukuar dhe këshilluar për t’i ndjekur vlerat që përfaqëson partia që themeloi Ibrahim Rugova, Etniku ka vendosur që edhe zyrtarisht të jetë pjesë e saj. Sot Etnik Mustafa, garon për asamble komunale të Prishtinës me numrin 55 duke synuar një ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
I mirëpritur për të qenë pjesë asamblesë, Etniku ka krijuar një simpati, jo vetëm nga kryetari Përparim Rama dhe strukturat e partisë, por edhe nga elektorati i LDK-së që nuk harron familjet që tradicionalisht kanë qenë afër me LDK-në edhe atëherë kur ka qenë gati e pamundur.
Të premtën Etniku bashkë me LDK-në, vazhduan fushatën në shkollën “Meto Bajraktari” në Tophane.
“Sonte në shkollën ‘Meto Bajraktari’ në Tophane! Një mbrëmje plot energji, buzëqeshje dhe besim se Prishtina mund të shkojë Përtej. Bashkë me Përparimin dhe LDK-në, për të ardhmen e kryeqytetit tonë!”, ka shkruar Etniku.