Euro 2025: Zvicra përballë Islandës, vendimtare për të shmangur eliminimin e hershëm
Kombëtarja e femrave e Zvicrës e nisi me humbje fushatën e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në shtëpi. Disfata 2-1 ndaj Norvegjisë e ka vendosur ekipin zviceran në një pozitë të vështirë para ndeshjes së dytë në grup, kundër Islandës, e cila luhet të dielën në ora 21:00, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch. Një […] The post Euro 2025: Zvicra përballë Islandës, vendimtare për të shmangur eliminimin e hershëm appeared first on Albinfo.

Kombëtarja e femrave e Zvicrës e nisi me humbje fushatën e saj në Kampionatin Evropian që po mbahet në shtëpi. Disfata 2-1 ndaj Norvegjisë e ka vendosur ekipin zviceran në një pozitë të vështirë para ndeshjes së dytë në grup, kundër Islandës, e cila luhet të dielën në ora 21:00, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër humbje mund të nënkuptojë eliminim të hershëm nga turneu, skenar që e përkujton makthin e Euro 2008 për ekipin kombëtar të meshkujve, kur Zvicra u eliminua pas dy humbjeve radhazi, pavarësisht një fitoreje në ndeshjen e tretë.
Skenarët për kualifikim janë të ndërlikuar. Nëse Finlanda fiton ndaj Norvegjisë dhe Zvicra pëson sërish humbje nga Islanda, atëherë zviceranet do të mbeten me 0 pikë, ndërsa Finlanda dhe Norvegjia do të kenë nga katër, duke e bërë pothuajse të pamundur kualifikimin e Zvicrës.
Megjithatë, në rast se Norvegjia mposht Finlandën dhe Zvicra barazon ose fiton ndaj Islandës, atëherë gjithçka mbetet e hapur për raundin e fundit të fazës së grupeve, ku rol të rëndësishëm do të luajnë përballjet direkte, diferenca e golave dhe madje edhe vlerësimi i Fair Play, transmeton albinfo.ch.
Trajnerja e ekipit, Pia Sundhage, u shfaq optimiste në prag të sfidës me Islandën. “Jemi gati, të gjitha lojtaret janë në formë! Kemi fituar besim, kemi kimi të mirë ekipore dhe mund të shkaktojmë një tronditje”, u shpreh ajo në një konferencë për media.
Edhe portieria Livia Peng theksoi gatishmërinë e skuadrës për të përballuar presionin. “Flasim hapur me njëra-tjetrën, nëse dikush është nervoz. Por ky është presion pozitiv – jemi këtu sepse e duam këtë”, tha ajo, transmeton albinfo.ch.
The post Euro 2025: Zvicra përballë Islandës, vendimtare për të shmangur eliminimin e hershëm appeared first on Albinfo.