Eva Murati mahnit Venecian, bukuria shqiptare që rrëmbeu tapetin e kuq

Eva Murati rrëmben vëmendjen në premierën e "Dead Man's Wire" në Venecia The post Eva Murati mahnit Venecian, bukuria shqiptare që rrëmbeu tapetin e kuq appeared first on Albinfo.

Eva Murati mahnit Venecian, bukuria shqiptare që rrëmbeu tapetin e kuq

Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia mblodhi sërish emra të mëdhenj të kinemasë botërore në tapetin e kuq, përcjrll albinfo.ch.

Përveç yjeve ndërkombëtarë, këtë vit nuk munguan as përfaqësuesit shqiptarë që po bëjnë karrierë të suksesshme në Itali.

Pas performancës së balerinës së njohur Klaudia Pepa, e cila prej vitesh është një emër i dashur për publikun italian, edhe moderatorja dhe aktorja Eva Murati tërhoqi vëmendjen e mediave me paraqitjen e saj.

E veshur me një fustan të zi elegant, me prerje të stilit sirenë, flokë të valëzuar dhe make-up të sofistikuar, Eva rrëmbeu sytë e fotografëve. Eleganca e saj u theksua edhe më shumë nga detaji i shpinës së zbuluar, ndërsa qëndrimi i saj i sigurt reflektonte bukurinë dhe vetëbesimin e një vajze shqiptare që shkëlqen në arenën ndërkombëtare

“Edicioni i 82-të i Festivalit të Filmit në Venecia. ‘Dead Man’s Wire’, premierë nga Gus Van Sant”, ka shkruar Eva në rrjetet sociale, ku ndau disa imazhe nga momenti i saj në tapetin e kuq.

The post Eva Murati mahnit Venecian, bukuria shqiptare që rrëmbeu tapetin e kuq appeared first on Albinfo.