Eva Murati nuk përmbahet pas dasmës të Genarit me Cindyn: Më ndjek mua pas dasmës, patetike

Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topalli. Ceremonia e veçantë, po aq edhe luksoze në Romë, tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me videot që qarkullojnë pa fund. Ndjekës të shumtë kanë reaguar […]

Eva Murati nuk përmbahet pas dasmës të Genarit me Cindyn: Më ndjek mua pas dasmës, patetike

Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses Cindy Marina dhe djalit të Jozefina Topallit, Genar Topalli. Ceremonia e veçantë, po aq edhe luksoze në Romë, tërhoqi jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale me videot që qarkullojnë pa fund.

Ndjekës të shumtë kanë reaguar duke komentuar luksin që ‘veshi’ dasmën, ku ishin të ftuar yje të ekranit dhe figura të politikës. Reagimeve nuk i shpëtoi as Eva Murati, e cila dikur ka qenë në një lidhje me Genar Topallin. Një video e saj në TikTok ra menjëherë në syrin e ndjekësve, të cilët nuk vonuan që t’i komentonin duke për xhelozi e për zili, e të tjerë që thjesht e komplimentonit.

Komenti: Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time.

“Nuk dua që milione shqiptarë të më dëshirojnë të vdekur sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike.”, përgjigjet moderatorja.