Fanella e Diogo Jotas vendoset në vendin ku ndodhi aksidenti tragjik
Kostas Tsimikas ka nderuar shokun e tij të ngushtë dhe ish-bashkëlojtarin Diogo Jota përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, të shoqëruar me një imazh rrënqethës të fanellës me numrin 20 të Jotas, vendosur në vendin e aksidentit tragjik. Pamja e dhimbshme tregon fanellën e Liverpoolit me emrin e Jotas, e fotografuar në Cernadilla të […]

Kostas Tsimikas ka nderuar shokun e tij të ngushtë dhe ish-bashkëlojtarin Diogo Jota përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, të shoqëruar me një imazh rrënqethës të fanellës me numrin 20 të Jotas, vendosur në vendin e aksidentit tragjik.
Pamja e dhimbshme tregon fanellën e Liverpoolit me emrin e Jotas, e fotografuar në Cernadilla të Spanjës, ku ndodhi aksidenti fatal në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Në përshkrimin e postimit në Instagram, Tsimikas i kushtoi një mesazh emocional mikut të tij të afërt, duke kujtuar kohën kur të dy u transferuan te Liverpool në të njëjtin vit, në vitin 2020, dhe përjetuan momente të paharrueshme së bashku.
Reagimi i plotë i Tsimikas:
Ai mban numrin 20 dhe quhet Diogo. U transferuam në klub në të njëjtën periudhë. Ishim ‘djemtë e rinj’ në qytet.
Kemi ndarë dhe festuar disa nga momentet më të bukura të karrierës sonë bashkë. Para njërës prej atyre të fundit, më the ‘Ti jep krosin, unë shënoj’ dhe ashtu ndodhi. Qeshëm shumë, folëm për gjithçka.
Ishe një lojtar i veçantë, një njeri i veçantë, një legjendë e vërtetë, Diogo. Do të kujtohesh gjithmonë dhe do të jesh gjithmonë i dashur.
Zemra dhe lutjet e mia janë me Rute, me djemtë tuaj, vajzën e vogël, me familjen tënde dhe të gjithë ata që ju donin dhe prisnin të ktheheshit në shtëpi.
Ti dhe vëllai yt André do të na mungoni përgjithmonë.