Fansat të shokuar! Zanfina Ismaili pret flokët dhe duket krejt tjetër

Fansat të shokuar! Zanfina Ismaili pret flokët dhe duket krejt tjetër

Zanfina Ismaili prej vitesh nuk është aktive në skenën muzikore, por vazhdon të jetë e pranishme në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi ku shfaq ndryshimin e ri në pamje.

Këngëtarja ka vendosur të shkurtojë flokët, duke zgjedhur një stil të zi, të shkurtër dhe modern, shkruan “Kosovarja”.

Ky transformim i jep një pamje më të freskët dhe të thjeshtë.

Në imazhin e ndarë, Zanfina shfaqet e qetë dhe në harmoni, duke reflektuar një fazë më të rezervuar të jetës së saj publike.