Faton Peci falënderon qytetarët për mbështetje dhe angazhim në programin e tij për Mitrovicën

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë dhe kontribuan në hartimin e programit të tij qeverisës. Peci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe premtoi se së bashku, me vizion, punë dhe besim, do të shkruhet kapitulli i ri i zhvillimit të Mitrovicës. “Faleminderit për prezencën tuaj, për kontributin

Faton Peci falënderon qytetarët për mbështetje dhe angazhim në programin e tij për Mitrovicën

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, ka falënderuar qytetarët që morën pjesë dhe kontribuan në hartimin e programit të tij qeverisës.

Peci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe premtoi se së bashku, me vizion, punë dhe besim, do të shkruhet kapitulli i ri i zhvillimit të Mitrovicës.

“Faleminderit për prezencën tuaj, për kontributin në hartimin e programit dhe për angazhimin që po bëni në jetësimin e tij. Së bashku, me vizion, me punë dhe me besim, do ta shkruajmë kapitullin e ri të Mitrovicës”, tha Peci.