Favorit për Scudetto: Ja si do të rreshtohet Milani me 6-të përforcimet e reja
Scudetto do të rikthehet në Milano, ja si do të rreshtohen Rosonerët në sezonin e ri. Milani është mes skuadrave më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë siguruar dy super përforcime dhe po punojnë edhe për katër përforcime të tjera. Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Samuele Riccit dhe Luka Modric, ndërsa Tare synon tani […]

Scudetto do të rikthehet në Milano, ja si do të rreshtohen Rosonerët në sezonin e ri.
Milani është mes skuadrave më aktive në merkato, me drejtuesit që kanë siguruar dy super përforcime dhe po punojnë edhe për katër përforcime të tjera.
Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Samuele Riccit dhe Luka Modric, ndërsa Tare synon tani afrimin e një tjetër mesfushori, një qendërsulmuesi dhe dy mbrojtësve.
Sa i përket mesfushës Milani është pranë transferimit të Ardon Jasharit, duke kompletuar kështu treshen me Riccin dhe Modric.
Në sulm Tare po punon për afrimin e njërit prej dyshes Vlahovic-Jackson.
Sa i përket mbrojtjes për krahun e djathtë Milan është duke ndjekur Doue dhe Pubil, ndërsa për krahun e majtë objektivi kryesorë është Archie Brown.