Fedez dhe Chiara Ferragni zyrtarisht të divorcuar. Bloggerja nuk do marrë asnjë qindarkë por as këngëtari po ashtu

Martesa mes reperit italian Fedez dhe sipërmarrëses së famshme Chiara Ferragni ka përfunduar zyrtarisht. Pas muajsh ndarjeje dhe spekulimesh në media, burime pranë çiftit “Ferragnez” konfirmojnë se Gjykata e Milanos ka dhënë vendimin përfundimtar të divorcit me marrëveshje të përbashkët. Kujdestaria dhe jeta e fëmijëve Të dy ish-partnerët kanë rënë dakord për kujdestari të përbashkët […]

Fedez dhe Chiara Ferragni zyrtarisht të divorcuar. Bloggerja nuk do marrë asnjë qindarkë por as këngëtari po ashtu

Martesa mes reperit italian Fedez dhe sipërmarrëses së famshme Chiara Ferragni ka përfunduar zyrtarisht. Pas muajsh ndarjeje dhe spekulimesh në media, burime pranë çiftit “Ferragnez” konfirmojnë se Gjykata e Milanos ka dhënë vendimin përfundimtar të divorcit me marrëveshje të përbashkët.

Kujdestaria dhe jeta e fëmijëve

Të dy ish-partnerët kanë rënë dakord për kujdestari të përbashkët të fëmijëve, me kohë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë mes tyre. Kjo do të thotë se si Fedez, ashtu edhe Ferragni do të jenë aktivisht të përfshirë në rritjen dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve.

Asnjë pension ushqimor për Ferragnin

Në një zhvillim që ka tërhequr vëmendjen e publikut, nuk është parashikuar asnjë pension ushqimor, as për Chiara Ferragni dhe as për fëmijët. Megjithatë, Fedez ka marrë përsipër të mbulojë të gjitha shpenzimet shkollore dhe ato shëndetësore të fëmijëve. Pra Chiara nuk ka kërkuar një shumë mujore për shpenzime siç ndodh në raste divorci mes çifteve të pasur ose të varfër.

Gjykata e Milanos jep dritën jeshile

Gjykata ka vlerësuar marrëveshjen si të drejtë dhe të përshtatshme për interesin më të mirë të fëmijëve, duke i dhënë fund zyrtarisht një kapitulli të gjatë në jetën e çiftit që dikur përfaqësonte një nga çiftet më të ndjekur në Itali.

Një epokë mbyllet për “Ferragnez”, por mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin marrëdhëniet publike dhe profesionale mes dy figurave më të njohura të botës së showbiz-it italian.