Fenerbahçe hyn në garë për Edon Zhegrovën, gati oferta prej 25 milionë eurosh

Gara për transferimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, po bëhet gjithnjë e më e nxehtë këtë verë. Së fundmi, në garë është përfshirë edhe gjiganti turk, Fenerbahçe, që raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë Lille-s plot 25 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të krahut, transmeton albinfo.ch. Lajmi u publikua të shtunën nga […] The post Fenerbahçe hyn në garë për Edon Zhegrovën, gati oferta prej 25 milionë eurosh appeared first on Albinfo.

Fenerbahçe hyn në garë për Edon Zhegrovën, gati oferta prej 25 milionë eurosh

Gara për transferimin e yllit të Kosovës, Edon Zhegrova, po bëhet gjithnjë e më e nxehtë këtë verë. Së fundmi, në garë është përfshirë edhe gjiganti turk, Fenerbahçe, që raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë Lille-s plot 25 milionë euro për shërbimet e sulmuesit të krahut, transmeton albinfo.ch.

Lajmi u publikua të shtunën nga portali i njohur “transferfeed”, që citon burime të afërta me klubin turk. Interesimi i Fenerbahçes vjen në një kohë kur largimi i Zhegrovës nga Ligue 1 është thuajse i sigurt.

Vetë presidenti i Lille-s, Olivier Letang, pak ditë më parë konfirmoi se Zhegrova është ndër futbollistët që do të largohet gjatë kësaj vere. 26-vjeçari ka kontratë me klubin francez deri në verën e vitit 2026, por dëshira për të provuar një aventurë të re duket se po e shtyn drejt një transferimi të madh.

Zhegrova, i cili u transferua te Lille në vitin 2022, nuk ka luajtur që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një dëmtimi, por kjo nuk e ka ndalur interesimin e skuadrave të mëdha evropiane. Përveç Fenerbahçes, për të kanë shfaqur interes edhe disa klube nga Serie A dhe Premier League, transmeton albinfo.ch.

The post Fenerbahçe hyn në garë për Edon Zhegrovën, gati oferta prej 25 milionë eurosh appeared first on Albinfo.