Ferizajasja Noaura Llabjani, e vetmja nga KF “Ferizaj” në Kombëtaren U15 të Kosovës
Kryetari i Komunës së Ferizajt ka pritur sot në zyrën e tij futbollisten e re, Noaura Llabjani, e cila është përzgjedhur e vetmja lojtare nga Klubi i Futbollit “Ferizaj” për të përfaqësuar Kosovën në turneun zhvillimor të UEFA-së që do të mbahet në Shqipëri. Noaura, e cila pasionin për futbollin e nisi në moshën 8-vjeçare

Kryetari i Komunës së Ferizajt ka pritur sot në zyrën e tij futbollisten e re, Noaura Llabjani, e cila është përzgjedhur e vetmja lojtare nga Klubi i Futbollit “Ferizaj” për të përfaqësuar Kosovën në turneun zhvillimor të UEFA-së që do të mbahet në Shqipëri.
Noaura, e cila pasionin për futbollin e nisi në moshën 8-vjeçare, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës – Vajzat U15, që ndodhet në grup me Moldavinë, Estoninë dhe Shqipërinë. Me aspirata të qarta për kontratë ndërkombëtare, ajo shihet si një prej talenteve premtuese të futbollit kosovar.
“Kjo është një arritje e madhe jo vetëm për Noaurën, por edhe për Ferizajn. E urova për suksesin dhe i ofrova gjithë mbështetjen tonë në rrugëtimin e saj sportiv”, tha kryetari i komunës.