Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës
Një mbrëmje e mbushur me emocione, ritme e krenari kulturore shqiptare u zhvillua në selinë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), në kuadër të Asamblesë së 66-të të Përgjithshme të kësaj organizate, transmeton albinfo.ch. Shqipëria u prezantua me një ekspozitë zyrtare dhe një program të pasur artistik, duke sjellë frymën dhe trashëgiminë e saj […] The post Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës appeared first on Albinfo.

Një mbrëmje e mbushur me emocione, ritme e krenari kulturore shqiptare u zhvillua në selinë e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), në kuadër të Asamblesë së 66-të të Përgjithshme të kësaj organizate, transmeton albinfo.ch.
Shqipëria u prezantua me një ekspozitë zyrtare dhe një program të pasur artistik, duke sjellë frymën dhe trashëgiminë e saj të veçantë kulturore përballë një audience ndërkombëtare.
Në qendër të kësaj mbrëmjeje qëndroi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili mahniti të pranishmit me një performancë autentike të muzikës dhe valleve tradicionale shqiptare.
Ritmet e gjalla dhe kostumet shumëngjyrëshe krijuan një atmosferë festive, duke promovuar jo vetëm artin shqiptar, por edhe vlerat që e bëjnë këtë kulturë unike në Ballkan dhe më gjerë. Aktiviteti u mirëprit nga përfaqësues të shteteve anëtare të WIPO-s, diplomatë, personalitete ndërkombëtare dhe dashamirës të kulturës.
Ky prezantim ishte një dëshmi e fuqishme se kultura dhe identiteti kombëtar shqiptar mbeten burim krenarie dhe frymëzimi, kudo në botë.
albinfo.ch albinfo.ch albinfo.ch
The post Festa shqiptare ngjall gjallëri në zemër të Gjenevës appeared first on Albinfo.