Fetai për thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë: Për herë të parë Prokuroria hapi lëndë, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Maqedoninë e Veriut
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai në një intervistë ekskluzive në Kanal10, ka folur për thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës. Ai ka thënë se për herë të parë Prokuroria ka hapur lëndë për një rast të tillë dhe kjo, sipas tij

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai në një intervistë ekskluzive në Kanal10, ka folur për thirrjet fashiste ndaj shqiptarëve, nga tifozët në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë dhe Rumanisë në qytetin e Kumanovës.
Ai ka thënë se për herë të parë Prokuroria ka hapur lëndë për një rast të tillë dhe kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur asnjëherë në Maqedoninë e Veriut, asnjëherë nuk është ndëshkuar askush.
“E pash lajmin mëngjesin e së dielës dhe u dëgjova menjëherë me kryeministrin dhe kërkova që të ketë llogaridhënie për këtë dhe u pajtuam për disa hapa. Ai ma sqaroi se ishte aty, ishte ambient i zhurmshëm dhe nuk ka dëgjuar këngët që janë kënduar aty. Ajo që më bindë është veprimi i tij që ishte i menjëhershëm, çfarë bëmë ne koordinim me partnerët e koalicionit, e para VMRO-DPMNE si subjekt maqedon menjëherë nxori komunikatë shtypi ku dënohej veprimi i huliganëve, komuna e Kumanovës poashtu dënoi, Federata e Basketbollit poashtu dënoi dhe ministria e Punëve të Brendshme identifikoi njerëz të caktuar që kishin kënduar atë këngë fashiste”, ka thënë Fetai në emisionin “Gazeta”. /Gazeta10