Fiknete Bejta zhvillon takim me gratë e Prishtinës: “Ato janë forca që mbajnë gjallë çdo lagje e çdo familje”
Kandidatja për Asamblenë e Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njëherësh asambleiste aktuale, Fiknete Bejta, ka zhvilluar mbrëmë një takim me gratë e kryeqytetit. Në një atmosferë të ngrohtë e plot energji, Bejta tha se diskutuan për sfidat, idetë dhe rolin e jashtëzakonshëm që gratë e Prishtinës kanë në zhvillimin e qytetit. “Biseduam për […]

Kandidatja për Asamblenë e Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), njëherësh asambleiste aktuale, Fiknete Bejta, ka zhvilluar mbrëmë një takim me gratë e kryeqytetit.
Në një atmosferë të ngrohtë e plot energji, Bejta tha se diskutuan për sfidat, idetë dhe rolin e jashtëzakonshëm që gratë e Prishtinës kanë në zhvillimin e qytetit.
“Biseduam për sfidat, idetë dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në zhvillimin e qytetit tonë. Ato janë forca që mbajnë gjallë çdo lagje, çdo familje dhe çdo iniciativë të mirë,” shkroi Bejta në një postim në rrjetet sociale.
Ky takim vjen në kuadër të fushatës së LDK-së për zgjedhjet lokale, ku Bejta garon për një mandat tjetër në Asamblenë Komunale të Prishtinës. /ORAinfo/