Filloi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, çka po ndodhë (LIVE)

Filloi seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, çka po ndodhë (LIVE)

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të shënojë konstituimin e legjislaturës së re dhe hapjen e rrugës për formimin e institucioneve të reja, transmeton IndeksOnline.

Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e mandateve, më pas deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit.

Seanca po mbahet në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e kuvendit, ndërsa vëmendja mbetet e përqendruar te zhvillimet politike dhe mundësia e arritjes së marrëveshjeve për funksionalizimin e institucioneve të reja.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.