Filmi “Dua” i Blerta Bashollit, me premierë në Festivalin e Filmit të Cyrihut

Filmi “Dua” i regjisores kosovare Blerta Basholli do të shfaqet në festivalin e Filmit Zürich Film Festival që fillon nga 24 shtatori. Filmi është përzgjedhur zyrtarisht në garën kryesore ndërkombëtare për film artistik (Spielfilm-Wettbewerb) në edicionin e sivjetmë të Zurich Film Festival.
Sot janë publikuar datat e shfaqje dhe të dhënat tjera për filmin, i cili në Zvicër distribuohet nga kompania Frenetic Films ndërsa sponsor medial është albinfo.ch.
Shfaqjet e filmave të hënën, më 28 shtator dhe të martën, më 29 shtator do të zhvillohen me pjesëmarrjen e regjisores, Blerta Basholli.
Pas festivalit, filmi do të dalë në kinema në të gjithë Zvicrën gjermanishtfolëse, duke filluar nga e enjtja, më 15 tetor. Do të shfaqet në Cyrih, Bazel, Bernë, Lucernë, St. Gallen, Winterthur dhe shumë vende të tjera të Zvicrës gjermane. Lista e plotë do të jetë në dispozicion në tetor.
Filmi zgjat 100 minuta dhe është një bashkëprodhim zyrtar mes Kosovës, Zvicrës dhe Francës.
Filmi është një projekt gjysmë-autobiografik i regjisores dhe pati premierën botërore në vitin 2026 në Semaine de la Critique në kuadër të Festivalit të Filmit në Kanë.
Ngjarja e filmit vendoset në Prishtinë, Kosovë, në fund të viteve të 90-ta, gjatë një periudhe të ndezur konflikti politik dhe tensionesh etnike në prag të luftës…
* * . … Të dhënat grafike të filmit mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm: https://frenetic.ch/de/espace-pro/detail/dua-1342/
Filmi do të shfaqet në konkursin e filmave artistikë të këtij viti të Zürich Film Festival në këto data dhe kinema:
E hënë, 28 shtator, ora 17:45, Kinokoni 6*
E martë, 29 shtator, ora 15:15, Kinokoni 6*
E premte, 2 tetor, ora 18:00, Kinokoni 3
E shtunë, 3 tetor, ora 20:30, Kinokoni 6
*Në prani të Blerta Bashollit
The post Filmi “Dua” i Blerta Bashollit, me premierë në Festivalin e Filmit të Cyrihut appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



