Finlanda hedh poshtë rastin gjyqësor për dëmtimin e kabllove në Detin Baltik
Një gjykatë e qarkut në Finlandë vendosi se shteti nuk ka juridiksion që të ndjekë penalisht kapitenin dhe dy oficerë të cisternës së naftës Eagle S. Ata akuzoheshin për dëmtimin e kabllove nënujore të rrymës dhe internetit në Detin Baltik vitin e kaluar. Procesi gjyqësor ishte ndër përpjekjet e para ligjore për të ndëshkuar të [...]Read More...

Një gjykatë e qarkut në Finlandë vendosi se shteti nuk ka juridiksion që të ndjekë penalisht kapitenin dhe dy oficerë të cisternës së naftës Eagle S.
Ata akuzoheshin për dëmtimin e kabllove nënujore të rrymës dhe internetit në Detin Baltik vitin e kaluar.
Procesi gjyqësor ishte ndër përpjekjet e para ligjore për të ndëshkuar të dyshuarit për dëmtimin e infrastrukturës kritike nënujore, por çështja u ndërlikua për shkak të dispozitave në Ligjin e të drejtës ndërkombëtare detare dhe për shkak të vështirësisë për të provuar se ngjarja kishte qëllim kriminal.
Tre të akuzuarit mohuan akuzat.