Foda dhe Muriqi: Zvicra e fortë, por nuk frikësohemi

Ndeshja Zvicër –Kosovë zhvillohet nesër (e premte) në orën 20:45 në stadiumin “St Jakob Park” të Bazelit The post Foda dhe Muriqi: Zvicra e fortë, por nuk frikësohemi appeared first on Albinfo.

Foda dhe Muriqi: Zvicra e fortë, por nuk frikësohemi

Kosovës ka kryer edhe stërvitjen e fundit para duelit të nesërm me Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Stërvitja në “St Jakob Park” është zhvilluar nën rrebeshin e shiut.

Të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe gati për ndeshjen e nesërme.

E para seancës stërvitore në konferencë për media dolën sulmuesi Vedat Muriqi dhe përzgjedhësi Franco Foda, transmeton albinfo.ch.

Muriqi tha se atmosfera në ekip është e shkëlqyer dhe beson fuqishëm në rezultat pozitiv. “Jemi përgatitur për nesër dhe kemi bërë analizat tona. E njohim Zvicrën, i njohim pikët e dobëta. Kemi lojtarë të nivelit të lartë dhe besoj se tani jemi ekipe të barabarta dhe në fund shpresoj se do të dalim fitues dhe t’i gëzojmë tifozët që do të jenë të pranishëm në stadium”, theksoi Muriqi.

Ai foli edhe për lojtarët e rinj që i janë bashkuar Kosovës në këtë grumbullim, Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha.

“Kisha rastin të njoftohesha me lojtarët. Janë lojtarë me kualitet të lartë. Do t’ia shohim hairin edhe Leonit, edhe Veldinit. Besoj se do ta përfaqësojnë shtetin tonë në mënyrën sa më të mirë”, u shpreh Muriqi.

Foto Albinfo: Genti Mersinaj

Pas tij foli përzgjedhësi Franco Foda, i cili theksoi se Kosova synon të tregojë një paraqitje ndryshe kundër Zvicrës krahasuar me ndeshjet e kaluara. “Tri ndeshjet paraprake kanë përfunduar baras, por nesër duam të bëjmë presion më lart dhe të tregojmë kurajë me topin. Synimi është të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm”, tha Foda.

Ai vlerësoi Zvicrën si një ekip shumë të fortë, por shtoi se Kosova mund të befasojë të gjithë në këtë grup. “Nuk jemi të frikësuar, por kemi respekt për Zvicrën. Nëse arrijmë kualifikimin do të ishte një histori e madhe për ne. Futbolli ka treguar shumë tregime të tilla dhe shpresoj të shkruajmë një të re për Kosovën”, theksoi tekniku gjerman.

Ndeshja Zvicër –Kosovë zhvillohet nesër (e premte) në orën 20:45 në stadiumin “St Jakob Park” të Basel-it.

Foto Albinfo: Genti Mersinaj

 

The post Foda dhe Muriqi: Zvicra e fortë, por nuk frikësohemi appeared first on Albinfo.